Tre banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Pendavinj të Maliqit.
Sipas policisë, nga flakët janë përfshirë banesat e shtetasve I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com