Kastraveci është një perim që përban 95% ujë dhe shumë i pëlqyer gjatë stinës së verës. Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë disa përfitime që mund të merrni nga konsumi i tij.
1. Aktivizon kolagjenin e lëkurës
Kjo do të thotë se kastraveci ndihmon në luftimin e ënjtjes, celulitit dhe rrudhave.
2. Është plot me vitamina
Përmban shumë vitamina B, acid folik, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, zink, ndërsa duke e ngrënë me lëkurë, ju merrni një dozë të mirë të vitaminës C.
3. Është i mirë për flokët
Silici dhe squfuri që gjenden në kastravec përmirësojnë cilësinë e flokëve.
4. Freskon frymëmarrjen
Është një aleat natyral kundër erës së keqe të gojës. Nëse nuk keni çamçakëz, merrni pak kastravec dhe shtypeni në qiellzën tuaj për disa sekonda.
5. Ul kolesterolim
Kastraveci ul kolesterolin dhe për këtë arsye rregullon presionin e gjakut.
6. Largon kapsllëkun
Përmbajtja e tij e lartë e ujit është arsyeja nr. 1 pse kastraveci mban larg kapsllëkun.
7. Ka veti antikancerogjene
Veçanërisht për gratë, kastraveci është edhe më i domosdoshëm, pasi përmbajtja e saj në lignan zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit, vezoreve ose mitrës.
8. Lëngu i tij rregullon insulinën
Kastraveci gjithashtu ka një efekt të mirë në prodhimin e insulinës, pasi lëngu i tij përmban një hormon që rrit prodhimin e tij në pankreas./albeu.com