Ngjarja shokuese në Greqi, ku një 12 vjeçare është përdhunuar nga disa burra për muaj me radhë ka marrë përmasa edhe më të mëdha.
Sipas Protothema, në burg ka përfunduar edhe e ëma e vajzës, e cila jo vetëm që ishte në dijeni për aktet, por dyshohet se ka qenë vetë ajo që e ka bërë tutoren e vajzës së saj kundrejt pagesës.
Ajo ka mohuar gjithçka duke thënë se me shtetasin Ilias Michos, i cili është arrestuar pak ditë më parë ka folur me mesazhe vetëm kur ka kuptuar se çfarë po ndodhte me vajzën e saj.
Kjo nuk i kanë bindur hetuesit të cilët po ashtu e kanë pyetur 37-vjeçaren për 4 transfertat me vlerë 110 mijë euro në llogarinë e saj që vijnë nga dy persona.
Ajo mohuar po ashtu edhe këto akuza, ndërsa avokati i saj është shprehur se vendimi për klienten e tij është i nxituar dhe i bazuar në pak prova./albeu.com