Përçarja e PD krijon “ngërç” në KQZ: Opozita pa emra, KZAZ nuk mund të zgjedhin kryetarin dhe zv/kryetarin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 14 Majit.

Nga 61 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, në 50 prej tyre KZAZ-të do të administrojnë procese të rëndësishme si regjistrimi i kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiak, akreditimi i vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, shpalljes së kandidatit fitues për kryetar bashkie, e të tjerë.

Të lidhura

None found

KZAZ përbëhen nga 7 anëtarë (2 PS+1 PSD, 2 PD+1 LSI/PL, si dhe 1 anëtar i ndarë në 50% të tyre nga secila palë, PS ose PD).  Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim të KZAZ-së, sipas formulës proporcionale, njëri nga PS dhe tjetri nga PD.

Por, KZAZ nuk janë të plota, pasi KQZ pranoi vetëm listën e propozimeve nga PS, PL/LSI dhe PSD. Lista e PD është në pritje, pasi në KQZ janë depozituar dy lista, një nga PD1 (Alibeaj) dhe një nga PD2 (Berisha).

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 28 të Kodit Zgjedhor (afati 90 ditë para datës së zgjedhjeve) dhe nenit 29 (Përbërja e KZAZ-së), KQZ vendosi ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). Sipas ligjit, nga 61 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, në 50 prej tyre KZAZ-të do të administrojnë procese të rëndësishme si regjistrimi i kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiak, akreditimi i vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, shpalljes së kandidatit fitues për kryetar bashkie, e të tjerë.

KQZ njoftoi se mbledhjet e para të KZAZ-ve do të fillojnë nga data 13 Shkurt 2023. KZAZ përbëhen nga 7 anëtarë (2 PS+1 PSD, 2 PD+1 LSI/PL, si dhe 1 anëtar i ndarë në 50% të tyre nga secila palë, PS ose PD).  Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim të KZAZ-së, sipas formulës proporcionale, njëri nga PS dhe tjetri nga PD.

Ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) vlerësojnë se baza ligjore, procedura vendimmarrëse dhe njoftimi i KQZ për ngritjen e KZAZ-ve kanë mospërputhshmëri dhe një devijim nga standardet e mira zgjedhore: KZAZ nuk janë të plota, pasi KQZ pranoi vetëm listën e propozimeve nga PS, PL/LSI dhe PSD. Lista e PD është në pritje, pasi në KQZ janë depozituar dy lista, një nga PD1 (Alibeaj) dhe një nga PD2 (Berisha). Konflikti i këtyre të fundit është politik dhe administrativ, por KQZ është institucion i pavarur dhe duhet të shmangë përfshirjen direkt/indirekt në konfliktin e tyre politik, si dhe njëherësh të respektojë Kodin Zgjedhor.

KQZ e shmangi ndërhyrjen në konflikt, por nuk e respektoi Kodin Zgjedhor. Ai legjitimoi mbledhjen e KZAZ me 30-40% më pak anëtarë sesa përcakton ligji. Për pasojë, KZAZ nuk do të mund të zgjedhin kryetarin dhe zv/kryetarin, për shkak të mungesës së emrave nga partia kryesore e opozitës. Vendimi gjyqësor mbi konfliktin në PD, në rastin më të mirë mund të pritet pas datës 3 mars 2023, ndërkohë që administrimi zgjedhor duhet të jetë funksional prej datës 13 shkurt 2023.

ISP apelon të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë të respektojnë ligjin dhe detyrimet e Kodit Zgjedhor. Zgjedhjet nuk janë për partitë dhe as KQZ, zgjedhjet janë për qytetarët dhe vendin. Ato meritojnë respekt, integritet, besueshmëri, paanësi dhe standarde më të larta.

/Albeu.com/


Shtuar më 13.02.2023 15:43

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş