Sallata është pjata kryesore nëse jeni në një dietë, por nëse ju i shtoni përbërësit e gabuar jo vetëm që nuk do të humbisni kilogramët e tepërt por do të shtoni edhe më shumë peshë.
Ja 10 përbërësit më të këqinj në një sallatë për humbjen e peshës:
Proshuta
Shumë prej jush e kanë pjesë të pandarë proshutën madje preferojnë ta kenë si përbërës ekstra në sallatën e tyre. Por a e dinit që proshuta shton rreth 400 kalori në momentin që e konsumoni në sallatë? Varet dhe nga sasia por nëse doni të humbni peshë, duhet ta evitoni. Dhe në shumë raste përdoret mish i përpunuar që mban pak ose aspak mish në të, kështu që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese për organizmin. Mundohuni të shtoni speca në vend të proshutës
Buka e pjekur në kubike
Buka e pjekur kubike është një nga përbërësit më të preferuar në recetën e sallatrave. Por në fakt pjekja apo ripjekja e saj nuk garanton asnjë vlerë ushqyese. Madje ato shtojnë yndyrna të panevojshme kur fare mund të mos i konsumoni. Kijeni parasysh nëse në sallatën tuaj gjenden dy kubikë bukësh të pjekura, ju duhet të shtoni vetëm dy lugë gjelle vaj ulliri. Sa më e madhe të jetë sasia e kubikëve aq më shumë do të shtohet numri i kalorive.
Ushqime të skuqura
Mishi pulës është i shëndetshëm. Karkalecat po ashtu. Dhe mishi i peshkut është një ushqim i shëndetshëm. Por të gjitha këto në momentin që skuqen humbasin vlerat ushqyese dhe nuk janë më të shëndetshme. Ushqimet e skuqura janë plot yndyrna dhe kalori.
Salca kremoze
Edhe pse në sallatën tuaj mund të ketë një sërë përbërësish të shëndetshëm, thjesht me një shtresë kremi në pjesën e sipërmë mund ta prishni të tërën. Ato përmbajnë përafersisht: 146 kalori, 15 gram yndyrna. Prandaj nëse menduat se veshja kremoze është e shëndetshme, mendojeni mirë
Mishi i përpunuar
Eshtë një ide e mirë të shtoni proteina në sallatën tuaj por mishi i përpunuar nuk është zgjedhja më e shëndetshme. Sallami prsh është një nga përbërësit që shtohet kudo por a e dinit që një fetë sallam përmban 43 kalori dhe 3 gr yndyrna. Dhe mendoni kaloritë e shumta që përtoni kur një sallatë përmban deri në 4-5 copa sallami.
Mbushje të ndryshme
Zakonisht shumë restorante ofrojnë një sallatë ku në të gjenden mbushje të ndryshme që zakonisht përmbajnë mish. Në këtë rast kaloritë shtohen dhe njëkohësisht mos e konsideroni veten më në dietë. Pra duhet ta evitojmë këtë lloj sallate aziatike? Jo thjesht evito keto mbushje.Do të shpëtoni nga 100-200 kalori dhe 7-13 gram yndyrna. Fruta të thata të mbushura me mjaltë Cila është një mënyrë për të bërë një sallatë të shëndetshme në të pashëndetshme? Hidhini mjaltë. Në shumë menu do të shihni arra të mbushura me mjaltë. Ata i japin shije vaktit por dhe një sërë kalorish të panevojshme. Kështu që për hir të linjave perfekte duhet të bëni një sakricë të vogël.
Djathi
Djathi nuk është një shtesë dhe aq e keqe në sallatën tuaj. Një lloj djathi i quajtur “cheddar” ju siguron proteina dhe kalcium. Por gjithashtu dhe një burim yndyrnash. Kështu që nëse doni të shtoni djathë në sallatë, kini kujdes me sasinë e përdorur. Dhe meqë ndonjëherë biem pre e tundimit kur e konsumojmë në sasi të vogla, ndoshta është më mirë ta evitoni.
Mishi i lopës
Edhe pse mishi i lopës mund të jetë një përbërës i shtuar në shumë dieta, ndonjëherë nuk është zgjedhja ideale. Përshembull sallata e takos përmban mish lope që është i mbushur në kalori dhe yndyrna