Përballja për Tiranën, dalin rezultatet e para: Veliaj apo Këlliçi, kush kryeson deri më tani në sondazh?

AlbEu ka nisur që dje një seri sondazhesh në lidhje me 61 bashkitë e vendit duke nxitur një kuriozitet të madh dhe pjesëmarrje rekord të lartë të lexuesve.

Kliko KËTU për të dhënë mendimin tend për Bashkinë Tiranë

Deri më tani, faqja e sondazhit të AlbEu është vizituar nga 82 mijë lexues, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre, por edhe thjesht kanë parë rezultatet.

Rezultati i deritanishem. KUJDES: Sondazhi eshte ONLINE dhe rezultati ndryshon nga momenti ne moment
Rezultati i deritanishem. KUJDES: Sondazhi eshte ONLINE dhe rezultati ndryshon nga momenti ne moment

Në lidhje me Tiranën, deri më tani, kur kanë kaluar vetëm 24 orë kanë dhënë mendimin e tyre 2 780 qytetarë, ku 48% kanë dhënë votën e tyre për Belind Këlliçin; 44% për Erion Veliajn; 4% për Arlind Qorin; 3% për Roland Bejkon dhe 1% për Lajla Përnaskën.

Shiko KËTU sondazhin për të gjithë Shqipërinë

Duhet theksuar se sondazhi nuk ka shumë që është hapur dhe rezultati ndryshon nga ora në orë.

AlbEu do të raportojë në vijim në lidhje me ecurinë e sondazhit të Tiranës dhe bashkive të tjera. /albeu.com


Shtuar 18.04.2023 09:41