“Perandori” i vogël i ngjan të atit, Adriano Jr realizon supergol (VIDEO)

Gjaku i mirë nuk gënjen. Adriano Jr, djali i ish-lojtarit të Interit, Adriano “Perandorit”, luan për Serrano FC, në Rio de Janero.

Talenti 15-vjeçar ka treguar veten se është gati të ndjekë hapat e babait të tij duke shënuar një tregolësh në një ndeshje kundër Serra Macaense. Goli tij i parë ishte një kryevepër e vërtetë, duke lëshuar një goditje nga një distancë e largët.

Adriano “Perandori” ka postuar videon e golit në Instagram duke e komentuar “Krenar për tim bir, vazhdo kështu, të dua”./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)


Shtuar 8.06.2022 15:08