Për të pestin vit me radhë, ky shpallet populli më i lumtur në botë

Sipas raportit Botëror të Lumturisë, një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së që bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në rreth 150 vende, Finlanda vijon të kryesojë listën si vendi më i lumtur në botë.

E dyta në këtë raport të lumturisë rënditet Danimarka, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë në vendin e shtatë dhe të tetë. Më pas janë Zvicra, Holanda, Luksemburgu, Izraeli dhe Zelanda e Re përmbyll 10-shen e parë.

Masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Vendet më të lumtura në botë:

Finlanda
Danimarka
Islanda
Zvicra
Holanda
Luksemburgu
Suedia
Norvegjia
Izraeli
Zelanda e Re
Austri
Australi
Irlanda
Gjermania
Kanada
Shtetet e Bashkuara
Mbretëria e Bashkuar
Çekia (Republika Çeke)
Belgjika
Franca.