Për Ramën apo Berishën? Basha mbledh demokratët në selinë blu dhe jep porosinë e fundit

Në orën 16:00 demokratët janë mbledhur në selinë blu, mbledhje e mbajtur vetëm pak minuta para nisjes se seancës së radhës në Kuvendin e SHqipërisë.

I pari që ka hapur këtë mbledhje ka qënë vetë Basha i cili është paraqitur i pari në selinë e PD. Burimet bëjnë me dije se pjesë e mbledhjes ka qënë edhe vetë Tritan Shehu.

Shehu është një ndër mbështetësit kryesorë të Sali Berishës, i cili reagoi ashpër ndaj vendimit të Bashës dhe u pozicionua në krah të ish-kryeministrit.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se kryedemokrati Basha u ka dhënë porosi deputetëve që të mos u shmangen mediave lidhur me çështjen e përjashtimit të Berishës.

Gjithashtu mësohet se, përpos PD-së, grup parlamentar do të kenë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PD-së nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PR-së dhe PDIU-së.

Rikujtojmë se PD po kalon ditë të vështira për shkak të përçarjes Berisha-Basha, ku ky i fundit e përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD.

Përjashtimi i Berishës erdhi pas vendimit të SHBA për t’a shpallur “non grata” bashkë me familjen duke e akuzuar atë për korrupsion madhor. /albeu.com/

 


Shtuar 13.09.2021 16:36