Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se ditën e nesërme nga ora 09:00-14:00 do të ndërpritet pjesërisht energjia elektrike në disa zona të Tiranës.
OSHEE njofton se bëhet fjalë për zonën e Yzberishtit, Vaqarrit dhe Sharrës. Kjo për shkak të një problemi që është hasur në NST Tec Kombinat.
“Për shkak të remontit të parashikuar në NST Tec Kombinat, në datën 24 maj gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane: Pjesërisht Yzberisht, Vaqarr, Sharrë”, njofton OSHEE.