Pentagoni njofton paketën e re, 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi sot një paketë ndihme prej 2 miliardë dollarësh, e cila përfshin aftësi dhe municione kritike të mbrojtjes ajrore.

Paketa e ndihmës përfshin sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore HAWK, predha artilerie 105 dhe 203 milimetra, sisteme ajrore pa pilot Puma, municione të sistemeve raketore të drejtuara me lazer dhe mbështetje për trajnim dhe mirëmbajtje, tha Pentagoni në një deklaratë.

Ky njoftim i parashikuar më 9 qershor, përkon me analistët ushtarakë që sugjerojnë se kundërofensiva e parashikuar e Ukrainës është gati të fillojë. Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës bazohet në përpjekjet e mëparshme për të rritur aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në përgjigje të pushtimit rus.

Ajo fokusohet kryesisht në nevojat afatgjata të sigurisë dhe jo në kërkesat e menjëhershme të fushëbetejës, duke përfshirë kontrata me afate kohore të dorëzimit që variojnë nga muaj në vite.


Shtuar 9.06.2023 19:05