Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësinë, deputetja demokrate Albana Vokshi, ka deklaruar se nëse komisioni e kalon ligjin për mbajtjen peng të diplomave për studentët e Mjeksisë, në ditën më të parë që opozita do të jetë në pushtet do ta rrëzojë.
Vokshi shprehet se janë për liri jo për mbajtje peng të të rinjve dhe të të ardhmes së tyre.
“Ky projektligj është antikushtetues dhe bie ndesh me lirine dhe të drejtat, me lirinë e levizjes, dhe me lirinë e zgjedhjes”,– tha Vokshi.
Gjithashtu, Vokshi u shpreh se fjala e Edi Ramës del mbi Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse ju e kaloni këtë ligj në seance zonja Spahiu, në ditën më të parë që ne do të jemi në pushtet do ta rrëzojmë. Në jemi për liri dhe jo për mbajtje peng të të rinjve dhe të të ardhmes së tyre, edhe ky projektligj që na kanë sjellë kolegët deputetë, është antikushtetues dhe bie ndesh me lirine dhe të drjtat, me lirinë e levizjes, me lirinë e zgjedhjes.
Së dyti, se na keni konfuzuar pak me këtë punën e reformës në drejtësi, vendimeve të gjykatës kushtetuese, të dyja koleget, dhe zonja Gjoni dhe zonja Felaj na thanë që janëe detyruese vendimet e gjykatës kushtetuese.
Jnaë 9 vendime të gjykatës kushtetuese që nuk po i zbatoni, na sollët këtë me urgjencë të madhe, pa i pyetur fare studentët .
Na sillni këtë dhe thoni duhet zbatuam, nuk e zbatuat, e hodhët poshte me votën tuaj vendimin e gjykatës kushtetuese, thatë do shkojmë të pyesim Venecian. Pra grupi parlamentar doli mbi gjykatën kushtetuese, fjala e Edi Ramës doli mbi gjykatën kshtetuese, njejtë për vendimin për profesionet e lira. Ore ku është ai vendim i gjykatës kushtetuese di të më thotë zonja Gjonaj përse nuk zbatohet ai vendim?
Propozimet që keni sjellë, prap e mbajnë peng studentin, po mos bëni atë që nuk do ta bënit për fëmijët tuaj. A do e bënit këtë ligj për fëmijët tuaj, jo nuk do ta bënit, sepse fëmijët tuaj nuk studiojnë këtu fare. Ju i çoni jashtë, edhe shumë mirë bëni. I çoni jashtë sepse nuk do ja mbanit peng juve të ardhmen fëmijëve tuaj.
Bëjeni edhe për infermierët, mbajani peng diplomat, most ë ikin, bëjeni për stomatologët, bëjeni edhe për IT-t, a e dini që ikin cdo ditë inxhinierë, IT-t ikin tek vendet nordike sepse ka kërkesë pafund, bëjeni edhe për ata, shtrëngojeni për të gjithë, riktheni internimet si në kohën e komunizmit.
Riktheni ligjin për internimin, internojini këtu të rinjtë, mbajini këtu peng dioplomat e të gjithëve, na riktheni edhe komunizmin sepse kështu po e bëni.
Edhe me ketë ligj, edhe 100 ligje të sillni, nuk e kufizoni dot lirinë e të rinjve, nuk imbani dot peng këtu. Po e them edhe njëhere, mos bëni për fëmijët e të tjerëve atë që sdo e bënit për fëmijët tuaj”,- shprehet Vokshi.