Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të ribashkohen më pak se një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc, sipas një konfirmimi për mediet e huaja.
Një burim pranë çiftit është shprehur se:
Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.
Nga ana tjetër, thuhet gjithashtu se fotografia që Stallone postoi, ku dukej bashkë me Flavin të kapur për dore, ishte “sipas mënyrës së tij duke aluduar për atë që po vinte”. Ai e shoqëroi postimin me mbishkrimin:
Ylli i “Rocky” dhe themeluesja e “Serious Skincare” janë të martuar prej 25 vitesh dhe kanë tre vajza, Sophia 26 vjeçe, Sistine 24 vjeçe dhe Scarlet 20 vjeçe. Flavin bëri kërkesën për divorc nga ylli i filmave në muajin gusht në Palm Beach County, Florida dhe u fotografua pa unazën e saj të martesës menjëherë pas kësaj. Burime të brendshme pretenduan se mosmarrëveshja dyshohet se çoi në “një argument jashtëzakonisht të nxehtë që solli çështje të tjera” në martesën e tyre.
Muajin e kaluar modifikimi i një tatuazhi në krah, ka bërë që fansat të mendojnë se martesës së yllit të filmave aksion Sylvester Stallone dhe bashkëshortes së tij Jennifer Flavin, i ka ardhur fundi. Aktori kishte në krah të stampuar imazhin e gruas së tij prej 25 vitesh, por tashmë ai është shndërruar në një qen, i cili ishte pjesë e filmit Rocky dhe që quhej Butkus. Megjithatë, publicistja e Stalones shprehet se thashethemet janë të pavërteta. Ajo sqaron se aktori donte të rifreskonte tatuazhin e bashkëshortes, por rezultati nuk doli siç pritej dhe për këtë arsye ai e shndërroi atë në një qen.