Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se pandemia Covid-19 do të mbarojë në fund të vitit 2023.
Megjithatë ai theksoi se virusi mund të mbetet në qarkullim në një formë apo në një tjetër.
I ftuar në Euroneës, Pipero tha se Covid-19 duhet të bëhet përditshmëri e punës së mjekësisë.
“Unë besoj që shumë shpejt do të deklarohet mbyllja e pandemisë. Kam menduar që fundi i këtij viti apo fillimi i vitit tjetër, duhet të shënojë mbylljen e pandemisë, edhe pse virusi mund të ngelet në qarkullim, në një formë apo tjetër midis nesh. Të bëhet përditshmëri e punës së mjekësisë, sikundër kemi edhe mjaft viruse të tjera, si virusi i gripit stinor. Ende nuk mund ta themi me siguri këtë, por ka shumë gjasa që të mbetet si një virus i tillë, jo si një virus pandemik, por si virus endemik”, theksoi ai./Albeu.com./