Pëllumb Pipero: Nuk jam as me PS e as me PD!

Mjeku i njohur  Pëllumb Pipero sqaroi sot në Open daljen e tij në spotin e PS.

Ai tha se nuk ishte diçka e menduar dhe se qëllimi është tërësisht profesional.

Pipero: Ishte një vendim që nuk më kishte shkuar në mendje, por kjo pandemia, mediat në veçanti nga një mjek më kthyen dhe një imazh që u bë pjesë e kësaj pandemie dhe si i tillë e mendova që do ishte mirë që të përcillte një mesazh sensibilizmi që qytetarët të vaksinohen që të shkojmë në fund të kësaj pandemia.

Prandaj vendosa të të jem pjesë, se prisja të kishte kaq debate, u përpoqa që të jetë sa më profesional. Mesazhi i përcjellë ishte mjaft i rëndësishëm dhe çdo forcë që do ma kisshte propozuar do e kisha pranuar. Nuk kam përkatësi partiake. /tch


Shtuar 13.04.2021 22:55