Nuk mjafton fitorja, PSG hakmerret ndaj Bayern dhe prek gjysmëfinalet (VIDEO)

Bayern nuk i ka mjaftuar fitorja 0-1 në transfertë ndaj PSG duke u eleminuar kështu nga Champions, ndërsa francezët avancojnë më tej për në gjysmëfinale  pas fitores 2-3 në Gjermani një javë më parë , shkruan Albeu.com.

Ishte goli i Chuopo-Moting, ish-lojtari i PSG që realizoi golin e vetëm për Bayern në fund të pjesës së parë.

Një hakmarrje kjo për PSG pas asaj finales të humbur në gusht të vitit që lamë pas.

Ndërkohë, PSG pritet të përballet në gjysmëfinale fituesin e çiftit Dortmund-Man City që luhet të mërkurën. /albeu.com/


Shtuar 13.04.2021 22:53