Peleshi i përgjigjet deklaratës së Yuri Kim për kreun e ri të SPAK: Po përsosim Reformën në Drejtësi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, në lidhje me kreun e ri të SPAK.

Peleshi u shpreh se qeveria mbështet reformën në drejtësi dhe janë në krahun e përsosjes së saj.

“Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar, nuk është një punë që kryhet një herë e mirë, është punë dinamike. Ka gjithmonë sfida dhe problematika për ta përballur. Siç ishim të vendosur të pa filluar këtë Reformë, do të vazhdojmë ta mbështesim. Çdo ngjarje e pakëndshme apo vëmendje e shtuar për ta imunizuar nga ndikime apo deformime të procesit e shqetëson qeverinë shqiptare dhe ne jemi në krahun e përsosjes së Reformës në Drejtësi, plotësimit të institucioneve me persona me integritet të lartë”, tha Peleshi./albeu.com