Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka vendosur që ditën e hënë më 17 Tetor të bojkotojë mësimin deri sa kërkesat e tyre të dëgjohen nga qeveria.
Kështu, ditën e hënë, kur nis edhe viti i ri akademik, do të bëhet vetëm prezantimi i studentëve të rinj nga ora 08:00 deri në orën 10:00, ndërsa procesi mësimor do të bojkotohet.
Sipas Sindikatës, protesta e pedagogëve do të bëhet edhe çdo ditë pas të hënës përpara fakulteteve. Këto protesta ditore do të jenë 2-orëshe, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Më pas protestat do të mbahen në varësi të reagimeve nga qeverisë.
Pedagogët kërkojnë rritje të pagave në masën 30 %, si dhe investime për Doktoraturën dhe Kërkimin Shkencor. /