PDIU bashkoi votat me PS për marrëveshjen me Italinë, Salianji: Janë opozitë me sezone, vijnë në PD kur s’u hap derën qeveria

Kalimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët në Kuvend, mori sot edhe 4 vota nga deputetët e PDIU. Në një intervistë, deputeti i PD Ervin Salianji, u shpreh se PDIU nuk mund të bashkojë votat me PS, por duhet të qëndrojë në të njëjtën linjë me opozitën.

Ai tha gjithashtu, se nuk mund të jesh me PD vetëm kur qeveria nuk të hap derën, ndërsa i quajti “opozitë me sezone”.

“Në logjikën time, kur ka qëndrime opozitare, duhet t’i qëndrohet kësaj linje. Nuk di të ketë opozita part-time, ato mbahen nga qëndrimet.

Është një parti më vete në fund të ditës që bëhet me opozitën apo qeverinë me sezone… Janë 4 deputetë që kanë dalë më votat e demokratëve dhe duhet të jenë të kujdesshëm me qëndrimet e tyre. Secili prej nesh mund të kenë qëndrime që mund të jenë të favorshme për një partner apo një tjetër, por duhet të qëndrohet në një interes.

Dua të them se të njëjtën gjë kam parë dhe në zgjedhje, i kam pas përfaqësues të qeverisë dhe jo të opozitës përfaqësuesit e PDIU. Dua të komunikoj me qytetarët kështu siç e shoh, një raport problematik, dhe votat e opozitarëve shkojnë të ata që bëjnë opozitë jo të ata që janë me sezone”, tha Salianji.

“PD nuk është një vend rezervë nëse qeveria nuk ta hap rrugën”, shtoi ai.


Shtuar 22.02.2024 15:32