PD: Vendi i zhytur në korrupsion, faji i modelit me të cilin keqqeveris Rama

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka reaguar për katastrofën mjedisore në Durrës e në Kavajë.

Zhupa thekson se vendi është zhytur në korrupsion, për shkak të modelit me të cilin po qeveris Rama. Sipas Zhupës, peshku qelbet nga koka.

Postimi i Ina Zhupës:

Sikurse e kemi paralajmëruar me qëndrimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike më 10 korrik dhe 11 korrik, katastrofa mjedisore e Durrësit dhe e Kavajës ishte ishte një stratgji kriminale e Edi Ramës për të cuar mbetjet e këtyre zonave në landifllin e Sharrës, duke e vendosur shtetin dhe taksat e shqiptarëve në shërbim të mafies së inceneratorëve.

Pra plehrat u lanë me qëllim jashtë kontrollit në këto zona turistike, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga po ata që e prodhuan këtë krizë.

Prandaj edhe vendimi I sotëm I Këshillit të Ministrave që ofron mbështetje financiare për të cuar paratë te mafia e inceneratorëve, është kompletimi I një cikli të mirëfillt kriminal.

Vënia me vetëdije në rrezik të shëndetit të qytetarëve të Durrësit dhe Kavajës, vetëm për të pasuruar klientët e Edi Ramës është një nga metodat më antinjerëzore të zbatuara nga kjo bandë plackitësish.

Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar këtë aferë kriminale, ne sot kërkojmë që SPAK të veprojë me urgjencë, kundër këtij krimi që rrezikon shëndetin e dhe taksat shqiptarëve.


Shtuar 15.07.2021 19:09

Tags: ,