Partia Demokratike mesa duket do të ketë dy seli.
Pas vendimit të Gjykatës së Aplit për t’i dhënë vulën kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeajt, ky i fundit bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash për të shmangur një përplasje me Berishën.
Siç mund të shihet dhe nga fotoja, në godinën që ndodhet pranë kryesisë së Parlamentit, është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike.
Kujtojmë se sot KQZ regjsitroi në zgjedhje Partinë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeja, si dhe kolaicionin “Bashkë Fitojmë, por jo me logon e PD-së së Berishës./albeu.com