Klevis Balliu në një deklaratë për mediat akuzoi ministren e Albana Koçiu se ministria nuk po trajton situat me përgjegjësi dhe urgjencë dhe kjo gjë tregon se qeveria nuk ak as vullnet dhe as aftësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
“Në vend që kjo ministre dhe kjo qeveri ta trajtojë këtë situatë me përgjegjësi dhe urgjencë, zonja Koçiu ka zgjedhur rrugën e propagandës.
Në vend që zonja Koçiu të mërret me situatën alarmante, ajo ka vendosur të merret me cigaret që pihen në zyra apo me monopatinat që qarkullojnë në rrugët e Tiranës.
Kjo tregon qartë që qeveria nuk ka as vullnet dhe as aftësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve, për ta prioritet nuk është jeta dhe rendi publik, por ruajtia e imazhit përmes fushatave të propagandave, që synojnë t’i hedhin hi syve qytetarëve.
Refuzimi i ministres për tu paraqitur përpara komisionit të punëve të brendshme dhe të mbrojtjes është një akt i papranueshëm institucional. Ai tregon munges rrespekti ndaj kuvendit, ndaj ligjit dhe mbi të gjitha ndaj qytetarëve, që kërkonë llogari pse jeta në Shqipëri është bërë e pa sigurtë, rrugët janë nën kontrollin e grupeve kriminale dhe shteti ka humbur autoritetin e tij.
Këto nuk janë akuza të opozitës, këto janë fakte të cilat janë fare lehtë të lexueshme në raportet ndërkombëtare, si ato të Departamentit Amerikan të Shtetit, apo ato të Interpolit, apo të Antimafias Italiane.” tha Balliu.