Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj qeverisë Rama, në lidhje me rritjen e përgjithshme të çmimeve në ekonomi.
Përmes nënkryetares së komisionit të ekonomisë, Sorina Koti, PD është shprehur se ajo që Edi Rama paralajmëroi, është një krizë korrupsioni dhe jo një krizë energjitike.
Për ta shpjeguar edhe më sakt atë që PD e quan vjedhje galopante të qeverisë, opozita ka paraqitur edhe një sërë faktesh që sipas tyre vërtetojnë akuzat e ngritura.
Deklarata e PD:
Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e vecanërisht në pranverë e në verë. Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve. E për pasojë papërgjegjshmërinë e pushtetit, do ta paguajnë familjet shqiptare.
Prandaj fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe kabineti i tij. Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët. KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld Këh Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld Këh. Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld këh është shitur (eksportuar)
Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld Këh. Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji. Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ Mwh
Ndërsa çmimi i importit është 260 € Mëh Ja pra, që gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur. Me mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri, ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH. Me çmimin e KESH, (për 4 muajt e ardhshëm Shtator-Dhjetor) nga Buxheti i Shtetit do shpenzoheshin 8 Mln €; Ndërsa me skemën e vjedhjes (nëpërmjet energjisë së importuar) nga Buxheti i Shtetit do harxhohen 150 Mln €. Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e manaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsioni dhe absolutisht jo, krizë e energjisë elektrike.
Për të gjitha këto shpërdorime me paratë e qytetarëve, Partia Demokratike do të dorëzojë kallzime penale në SPAK. Këto abuzime me taksat e shqiptarëve duhet të marrin fund, bashkë me pandëshkuesëmërinë që vijon të cënojë besimin te institucionet dhe drejtësia!/albeu.com