PD denoncon qeverinë: Bashkia e Vaut të Dejës i ka dhënë 51.2 mln lek kompanisë së rrugëve që nuk ka bërë asnjë punë, publikohen pamjet

Kryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar një tjetër rast afere korruptive nga qeveria.

Nëpërmjet një deklarate për median, Boçi bën me dije se Bashkia e Vaut të Dejës ka kaluar 51.2 mln lek në llogaritë e kompanisë së rrugëve e cila nuk ka bërë asnjë punë.
Boçi kërkon që SPKA të hetojë rastin.

“Sot nga Foltorja e PD, po paraqesim denoncimin e radhës mbi vjedhjen e radhës, e cila nuk duket të jetë as e para dhe as e fundit. Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallzimin me nr. Protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021. Objekti i kallzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë.

Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion LEK. Po sipas këtyre dokumenteve operatori me inicialet L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve. Gjë e pabesueshme duke marrë parasasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.
Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.


Shtuar 10.10.2022 13:31