Banorët e Fushë-Arrëzit kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion kundër draftit të reformës territoriale, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen.
Projekti i mazhorancës për riorganizimin territorial parashikon shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz dhe bashkimin e saj me Bashkinë Pukë, një nismë që ka hasur kundërshtim të fortë nga komuniteti.
Të lidhura
None found
Gjatë mbrëmjes së së premtes, qytetarë, punonjës të administratës së bashkisë dhe disa deputetë protestuan kundër kësaj reforme.
Mes protestuesve ishte edhe ish-kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Pavlin Luli, i cili iu bashkua qëndrimit të banorëve kundër zhbërjes së Bashkisë Fushë-Arrëz.
Në protestë morën pjesë gjithashtu bashkëkryetari opozitar i komisionit për reformën territoriale, Luçiano Boçi, deputeti Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri. Ky i fundit adresoi akuza të forta ndaj Arbajn Maznikut.
Kundërshtimi lidhet kryesisht me shqetësimin se bashkimi i institucioneve vendore do ta vështirësojë dhe do ta përkeqësojë marrjen e shërbimeve nga banorët.
