Përplasje mes të burgosurve në burgun e Fierit, dy persona dërgohen në spital

Në ambientet e ajrimit të burgut të sigurisë së lartë në Fier ka ndodhur një konflikt mes disa të burgosurve. Burime nga institucioni i vuajtjes së dënimit dhe Spitali Rajonal i Fierit kanë konfirmuar se nga përplasja mbetën të plagosur dy persona.

Nga informacionet paraprake dyshohet se gjatë sherrit janë përdorur mjete të improvizuara, përfshirë edhe brisqe rroje, me të cilat janë goditur dy të burgosurit.

Të lidhura

None found

Forcat e sigurisë së burgut ndërhynë menjëherë pas shpërthimit të konfliktit, duke vënë situatën nën kontroll dhe duke i rikthyer të burgosurit në qelitë përkatëse.

Dy të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu dha ndihma e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga burgu i Fierit bëjnë të ditur se njëri prej tyre ka qenë në paraburgim. Ndërkohë, drejtuesit e institucionit janë thirrur me urgjencë për të shqyrtuar situatën.

Ende nuk janë sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e përplasjes. Gjithashtu, nuk janë bërë publikë emrat e dy të plagosurve dhe as të personave të tjerë të përfshirë. Pritet një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit, për të dhënë hollësi mbi ngjarjen dhe masat e marra pas incidentit.


matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetewin girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibom