Pasojat e tërmetit, kryebashkiaku i Klosit: Ka dëme në 3 shtëpi, një pjesë e banorëve kanë dalë jashtë

Kryetari i Bashkisë së Klosit, Ilmi Hoxha ka bërë me dije situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit.

Ai ka thënë se janë dëmtuar 3 banesa në Klos dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Hoxha tha për Report TV se bashkia ka gati planin e masave dhe do të ketë vlerësim të pronave.

Për fatin e mirë nuk ka asnjë dëm vetëm një 3 banesa dhe janë dëme të pa konsiderueshme. Për momentin banorët janë shqetësuar dhe një pjesë prje tyre kanë dalë nga banesat. Bashkia Klos, ka planin e masave konkrete secili prej tyre që është i përfshirë do të veprojë sipas këtij plani. Patjetër që do ketë vlerësim të pronave”, tha Hoxha. /albeu.com


Shtuar 16.01.2023 00:05