Ajo shkruan se njerëzit që i shpëtojnë urisë në vendet e Afrikës Veriore të shkaktuar nga mungesa e drithit për shkak të bllokadës së Rusisë ndaj eksporteve nga Ukraina, kanë filluar të mbërrijnë në Itali.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, 26.000 njerëz zbarkuan në brigjet jugore të Italisë me anije, 28% më shumë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një raporti në gazetën La Stampa të hënën, i cili citoi shifrat e ministrisë së brendshme.
Rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka kontribuar në rritjen e numrit të personave të cilët kalojnë Mesdheun, shpesh në mënyrë ilegale.
Këto persona janë kryesish ata që largohen nga uria në vendet në Afrikën e Veriut.
Shumica e tyre janë punëtorë ndërtimi nga Bangladeshi që kishin punuar në Libi përpara se kriza ekonomike të godiste atje, të ndjekur nga ata nga Egjipti, Tunizia, Afganistani dhe Siria.
Luciana Lamorghese, ministrja e Brendshme e Italisë, tha javën e kaluar se vendi rrezikohej të përfshihej nga një krizë e paprecedentë humanitare.
“Pesëdhjetë për qind e grurit të konsumuar në Tunizi vjen nga Ukraina. Si në Tunizi ashtu edhe në Egjipt ka racionim të bukës, një efekt i shkaktuar nga lufta”, ka thënë ajo./albeu.com