Paskal Milo: Krisja e parë, si Sali Berisha braktisi Kuvendin kur erdhi Erdogan në Shqipëri

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 teksa fliste për marrëdhëniet turko-shqiptare ka kujtuar “krisjen” mes Berishës dhe Erdogan.

Milo thotë se Erdogan në 2009 erdhi për të përshëndetur në Kuvendin e Shqipërisë, dhe u mbajt shënim pse kryeministri Sali Berisha mungoi.

Të lidhura

None found

Ai thotë se kishte një pakënaqësi të ndërsjelltë mes të dyve dhe Berisha protestoi me mungesë në seancë.

PASKAL MILO: Të gjitha qeveritë shqiptare pas vitit 1990 kanë pasur marrëdhënie miqësire korrekte, me pak ulje –ngritje nga individë të caktuar politikë, por Turqia nga objektivat që ka në Ballkan e Shqipëri e mirëkupton pozitën ndërkombëtare delikate të Shqipërisë. Marrëdhëniet Erdogan-Berisha të asaj kohe ishin të shkëlqyera, por kur Erdogan kur ka ardhur për të mbajtur fjalën në Kuvendin e Shqipërisë në 2009, Berisha nuk ka marrë pjesë në seancë. Dhe kjo është mbajtur shënim atëhere.
Kur ka ardhur Erdogan, ka përshëndetur Kuvendin e Shqipërisë, dhe e di që atëhere u komentua mungesa e Berishës. Me duket se pati pakënaqësi të ndërsjelltë, dhe Berisha protestoi duke mos ardhur në seancë.

ARJAN VASJARI: Nuk ka qenë i ftuar nga qeveria, nga kryeministri. Por nga kompania. Padyshim mund të ketë pasur fërkim, në nëntokë po mund të ketë pasur. /BW


Shtuar 25.05.2021 22:06