Pas vdekjes së 18-vjeçares, Italia pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nën 60 vjeç

Italia ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nën moshën 60 vjeç, thanë zyrtarët shëndetësorë në konferencën e përjavshme për shtyp mbi pandeminë COVID-19.

Vendimi u mor pasi një vajzë 18-vjeçare vdiq të enjten nga një mpiksja e gjakut pasi mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca më 25 maj.

“Skenari epidemiologjik ka ndryshuar dhe po kështu ka ndryshuar marrëdhënia midis përfitimeve të vaksinimit dhe rrezikut të mundshëm të mpiksjes së pazakontë të gjakut,” Franco Locatelli, koordinator i Komitetit Teknik Shkencor (CTC) që këshillon Qeverinë se si të trajtojë pandeminë.

CTC ka rekomanduar qytetarët nën moshën 60 vjeç që kanë marrë dozën fillestare të AstraZeneca të marrin një vaksinë tjetër për dozën e dytë.

Më shumë se 40.7 milion doza të vaksinave janë administruar në Itali dhe më shumë se 13.7 milion njerëz, ose 25% e popullsisë mbi 12 vjeç, janë vaksinuar plotësisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë./albeu.com


Shtuar 12.06.2021 14:57