Pas tre orësh debate, komisioni i TIMS miraton kërkesën: Balla do dëshmojë me dyer të mbyllura

Pas tre orësh debate komisioni hetimor për të dhënat e TIMS ka miratuar kërkesën që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura gjatë dëshmisë së ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën. Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë”, tha kryetari i komisionit Ervin Salianji, ndërsau votua pro kërkesës mes tensionesh.

Por ministri Balla kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak se disponon dokumente të klsifikuar.a

Ministri i Brendshëm iu drejtua me një shkresë këtij komisioni, ku argumenton se informacionet që ai disponon për këtë çështje bazohen në dokumentacion dhe të dhëna të klasifikuara si “sekret shtetëror” dhe se anëtarët e komisionit duhet të jenë të pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP).

Pavarësisht se kryetari i komisionit, Ervin Salianji e hodhi poshtë kërkesën fillimisht, pas debateve me socialistët të cilët kërkuan që të hidhej në votim, u miratua që Balla të dëshmojë me dyer të mbyllura./albeu.com


Shtuar 15.05.2024 19:49