Pas të nxehtit, rrufeja shkakton 130 vatra zjarri në Kanada

Më shumë se 130 zjarrje janë ndezur nga goditjes e rrufesë në Kanadanë perëndimore, pas valës së të nxehtit.

Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgonte avionë ushtarakë për të ndihmuar shërbimet e urgjencës në Kolumbinë Britanike për të luftuar dhe kontrolluar zjarret.

Më parë këtë javë, njerëzit duhej të largoheshin nga fshati Litton në province, prasi temperaturat arritën në 49.6 gradë Celsius dhe në fshat ra zjarr.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 08:14