Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 236 raste të reja me Covid.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 125 raste të reja, më pas në Manastir 29, Kavadar 12, Prilep dhe Gjevgjeli nga 10, Ohër 9, Resnje 7, Kërçovë 6, Kumanovë 5, Strumicë 4, Veles 3, Gostivar, Shtip, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Probishtip nga 2, ndërsa në TEtovë, Koçan, Berovë, Krushevë, Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë nga 1.
Ndërkohë janë shëruar 252 pacientë të infektuar ndërsa të vdekur pas shumë kohësh nuk ka asnjë.
Deri tani kanë ndërruar jetë gjithsej 9231 pacientë nga Covid, ndërsa rastet aktive shënojnë 1550.