Nis vaksinimi i ushtrisë në Maqedoninë e Veriut

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut filluan sot vaksinimin në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”. Vaksinimi ka filluar pas mbërritjes së 20 mijë vaksinave nga Serbia.

Përveç ushtrisë, në listën për vaksinim janë punonjësit në Ministrinë e Brendshme, të punësuarit në transportin publik, edukatoret dhe punonjësit në media.

Vaksinimi bëhet në 48 pika dhe sipas planifikimit pritet të vaksinohen rreth 3.000 qytetarë në ditë.


Shtuar 7.04.2021 15:54