Pas sherrit, Salianji-Braçes: Herën tjetër do të marr një brisk që është i gjatë sa ti

Deputeti demokrat Ervin Salinaji ka vazhduar fjalën e tij në Kuvend, pasi e ndërpreu nga përplasja fizike që pati me deputetin socialist Erion Braçe.

Gjatë fjalës, Salianji ka ofenduar Braçen duke thënë se herën tjetër në Kuvend do të marrë një objekt që është i gjatë sa ai, ndërsa më pas shtoi se e ka fjalën për një brisk rroje.

“Kur përdornin gjykata dhe çdo institucion të kapur në përgjime për të dhënë para. Se keni asgjë të bëjmë vërejtje ndërkohë që deputet turret për të ardhur në foltore kur unë jam duke folur. Pyetja ishte e thjeshtë nuk e di pse të djeg kaq shumë. Nëse është zv. KM tjetër, pa diskutim që duhet parë. Nëse është parafolësi I përfshirë në krim nga laguna e Karavastas, këtë jua provoj edhe tek foltorja tjetër. Nuk është personale me ty. E shikon vetëm këmbën kam. Herën tjetër do marr një brisk që është i gjatë sa ty. Jeni të gjithë të përfshirë.” tha Salianji./albeu.com

 


Shtuar 16.11.2021 12:14