Japonia ka konfirmuar se mbi territorin e saj kanë fluturuar balona kineze spiune dhe ka thënë se është e gatshme që t’i rrëzojë ato në të ardhmen.
Marrëdhëniet SHBA-Kinë u trazuan në fillim të këtij viti, kur një tullumbace e supozuar spiune kineze u rrëzua në brigjet e SHBA.
Kina pretendoi se balona e parë mbi veri-perëndim të SHBA-së në fund të janarit ishte një aeroplan civil, i përdorur për kërkime shkencore si meteorologjia dhe se ishte një ngjarje e paqëllimshme.
Duke punuar me Synthetaic, një kompani e inteligjencës artificiale e cila analizoi sasi të mëdha të dhënash të kapura nga satelitët, BBC ka gjetur imazhe të shumta të balonave që kalojnë Azinë Lindore.
Themeluesi i kompanisë, Corey Jaskolski, gjeti prova të një tullumbaceje që kalonte Japoninë veriore në fillim të shtatorit 2021. Këto imazhe nuk janë publikuar më parë.
Jaskolski beson gjithashtu se provat tregojnë se kjo balonë është lëshuar nga thellësia e Kinës, në jug të Mongolisë. BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë.
Japonia është një aleat i ngushtë i SHBA-së dhe më shumë forca amerikane janë të stacionuara atje se në çdo vend tjetër të huaj.
Yuko Murakami, nga ministria japoneze e mbrojtjes, i tha BBC-së se qeveria “po merrte të gjitha masat paraprake për të monitoruar situatën në baza ditore” dhe madje do të ishte e gatshme të rrëzonte balona për të mbrojtur “jetën dhe pronën e njerëzve në territorin e Japonisë”.
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se beson se balonat kineze janë të pajisura për të mbledhur sinjale të inteligjencës. Ai thotë se avioni që zbuloi mbi SHBA kishte “antena të shumta, me gjasë të afta për të mbledhur dhe gjeo-vendosur komunikimet”./Albeu.com