Pas një pauze të gjatë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, reperi Fero ka njoftuar rikthimin e tij në skenë.
Ai ka paralajmëruar publikimin e këngës së tij më të re, duke zgjuar menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në të njëjtën kohë, vërehet se Fero ka pastruar profilin e tij në rrjetet sociale, duke larguar çdo postim që lidhej me fenë. Ky veprim ka nxitur reagime dhe dyshime nëse ky rikthim nënkupton një largim nga rruga që kishte zgjedhur më parë.
Reperi nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për këtë ndryshim të papritur, por fansat presin me interes rikthimin e tij muzikor.