Është regjistruar vdekja e parë ngë Covid-19, pas shumë muajsh me zero të vdekur nga ky infeksion në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se viktima që ka ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit është një e moshuar rreth të 70-ve.
Ky është rasti i pari i vdekjeve për këtë vit nga ky virus.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me këtë virus. 15 persona janë shëruar, ndërsa 61 raste janë aktive.