Pas ndryshimit në qeveri, Lamallari falenderon Ramën: Do të vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të tij

Pas largimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për detyrat që i janë besuar ndër vite nga kryeministri Edi Rama.

Lamallari, i cili pritet të zëvendësohet në krye të Ministrisë së Brendshme nga Ervin Demo, ka kujtuar rrugëtimin e tij në administratën publike dhe veçanërisht periudhën në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucion ku thotë se është formuar profesionalisht dhe politikisht.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e tij, Lamallari falënderon kryeministrin Rama për besimin dhe shprehet se do të vijojë angazhimin si pjesë e ekipit qeverisës, tashmë në një tjetër rol. Ai gjithashtu i uron pasardhësit të tij, Ervin Demos, suksese në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.

Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.

Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.

Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time.

Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan Lamallari.


Shtuar 11.09.2026 13:56

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş