Pas ndërhyrjes në dhëmbë i vdiq djali 3-vjeç, flet babai i Brian Spahiut: Prokurorja Felaj do të prishë provat, më fshehu edhe…

Babai i 3-vjeҫarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes në dhëmbë, pas publikimit të lajmit se klinika e Roland Xhaxhos, nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike në momentin që ka kryer ndërhyrjen e djalit, është shprehur se prokurorja Alma Felaj, duhet të hiqet nga kjo çështje.

Në një intervistë televizive, Bledar Spahiu, thotë se Alma Felaj, kërkon të deformojë çështjen dhe për këtë ka pasur edhe një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i ka kërkuar largimin e saj nga çështja e djalit.

“Me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës kemi folur në lidhje me prokuroen e çështjes Alma Felaj, ajo duhej të tërhiqej nga kjo çështje se nuk është e aftë ti japë zgjidhej çështjes. Me këto fakte ajo nuk ka vepruar ndërkohë që më datë 6 tetor ka bërë kontrollin tek klinika e Xhaxhos dhe në dijeninë time kjo klinikë ka qenë pa licencë. Sot e kësaj dite ajo klinikë vepron, mbush dhëmbët e njerëzve që nuk e kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë klinikë”, shprehet Bledar Spahiu.

Ai pretendon se prokurorja i ka fshehur 11 ditë rezultatet e aktit të ekspertimit të parë që u publikuan në muajin nëntor.

“Unë i kam marrë informacionet vetë. Nga prokurorja skam marrë asnjë informacion, as aktin e ekspertimin ajo donte ta fshihte. Unë e kam marr vesh nga mediat, 11 ditë më ka mbajtur pezull nuk më ka treguar”, tha ai.


Shtuar 16.01.2024 13:39