Pas ndarjes nga Andi, Gresa gjen partner të ri?

Andi Artani dhe Gresa Hoti po jetojnë prej pak kohësh të ndarë nga njëri-tjetri dhe nuk e dimë ç’e shtyu çiftin të merrte këtë vendim.

Ata dukeshin të dashuruar kokë e këmbë me njëri-tjetrin në rrjete sociale, derisa një ditë fshinë të gjitha fotot dhe nuk ndiqeshin më.

Asnjëri s’ka reaguar për situatën, ndërsa disa herë postimet e Andit janë interpretuar si mesazhe për Gresën.

Mirëpo, kjo e fundit po përflitet lart e poshtë në rrjet se mund të ketë gjetur partner të ri. Shkak për këtë është bërë një foto me një mashkull misterioz, që Gresa ka publikuar në InstStory.

Ata shfaqet në pushime së bashku, ndërsa identitetin e djalit ende nuk e dimë.

Mund të jetë thjesht një shok, ose partneri i ri i Gresës. Mbetet për t’u parë!


Shtuar 19.08.2023 18:20