Pas “luftës” me Berishën, Basha zgjohet herët! Përkujton 11 Shtatorin

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me përkujtimin e 11 Shtatorit, ditës kur një sulm terrorist rrëzoi dy kullat binjake.

Basha shpreh solidaritetin e tij për viktimat e tragjedisë amerikane dhe shprehet se Partia Demokratike qëndron krah aleatit strategjik, SHBA-ve në sfidat e së ardhmes.

Postimi i plotë:

Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Basha: Qëndrojmë krah SHBA, partner që na bashkon

Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 08:33