SONDAZHI/ Rama i la në fund të listës, shqiptarët surprizojnë me votat për Majkon, Xhafajn dhe Valterin

Kanë mbetur vetëm 23 ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe gara po vazhdon ethshëm nga të gjitha partitë në garë. Deri më sot nuk janë raportuar incidente shqetësuese gjatë fushatës e  cila po karakterizohet nga premtimet, akuzat, ironitë e deri në ofendime.

Sipas një sondazhi që abcnews.al po zhvillon prej disa ditësh, me një numër rekord pjesmarrësish, situata në qarkun e Tiranës pritet të jetë e nxehtë.

Mes kampeve PS (43.91%) dhe PD (42.55 %) duket të ketë një diferencë shumë të ngushtë e cila po qëndron e tillë prej ditësh ndërsa LSI deri më tani ka një pëlqyeshmëri të përkthyer në 8.31 % të votave.

Në listën e PD të Tiranës më të votuarit janë: 1. Lulzim Basha (13.40 %), Sali Berisha (11.35 %) Belind Këllici (7.52 %).

Në listën e PS më të votuarit janë: Ogerta Manastirliu (8.31 %), Belinda Balluku (7.76%), Eljo Hyska (7.73 %) të votuesve.

Supriza e këtij sondazhi janë emra shumë të lakuara ditët e fundit si Pandeli Majko dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj të cilët dhe pse të pozicionuar në listë jofituese janë ndër më të pëlqyerit në listën e PS.

Sipas sondazhit të abcnews.al, ministri Pandeli Majko rënditet në listë e 6-ta nga më të pëlqyerit me një përqindje votash prej  5.27 %.

Ish-ministri Fatmir Xhafaj ndodhet në listën e më të pëlqyerve të PS në Tiranë me një përqindje votash prej 3.93 %.

Një emër surprizë është edhe ish-opozitari Halit Valteri i cili është pozicionuar me një përqindje votash prej 4.32 %.

Lista e PS Tiranë:

1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilada Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belind Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Mmuharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini /albeu.com/