Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të dënuar me 40 orë punë publike poeten Mimoza Ahmeti, e cila akuzohet se ka bërë ndërtim pa leje në banesën e saj.
Në postimin e tij Rama me ironi shkruan se pas këngëtarit dënohet edhe poetja për ndërtim pa leje, ndërkohë që në prokurori flenë me dhjetëra dosje denoncimesh të bëra nga autoritetet shtetërore për ndërtime të paligjshme në Tiranë.
Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara! pic.twitter.com/NykfZEOOUt
— Edi Rama (@ediramaal) November 15, 2022
“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!”, shkruan Rama në twitter.
Ahmeti është dënuar pasi ka ndërhyrë në banesën e saj e cila ka qenë e dëmtuar nga tërmeti.
Ndërkohë që në 7 prill të këtij viti u dënua me 3 vite burg edhe këngëtari Bojken Lako, me të njëjtën akuzë atë të ndërtimit pa leje, pasi sipas prokurorisë kishte hapur një dritare dhe kishte bërë instalime elektrike për qëllim krijimin e një studioje muzikore.
Kryeministri Edi Rama disa herë gjatë daljeve të tija publik i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me çështjet e mëdha, dhe jo të dënojnë qytetarët e thjeshtë vetëm pse kanë bërë ndërhyrje në banesat e tyre.