Pas Gjermanisë, edhe Franca vendos karantinë për turistët britanikë

Franca është bërë vendi i fundit europian që vendos kufizime për udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të përhapjes së variantit indian të koronavirusit.

Të mërkurën, qeveria franceze njoftoi një karantinë të detyrueshme për këdo që mbërrin nga Britania, ndërsa kohëzgjatja nuk është bërë e ditur edne.

Kujtojmë se javën e kaluar edhe Gjermania vendosi një karantinë dy-javore për turistët britanikë, ndërsa Austria ka ndaluar fluturimet direkte në Mbretërinë e Bashkuar dhe turistët.

Deri në javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 3,424 raste të variantit B.1.617.2.

Ky numër ishte rritur me 2,111 raste nga java e kaluar./albeu.com