Kryeministri Edi Rama do të takojë sot deputetët e vjetër dhe ata të rinj që u zgjodhën më 25 Prill në pallatin e Brigadave.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 10:00, teksa Rama pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve, duke prezantuar kështu edhe sfidat dhe objektivat për mandatin e tretë qeverisës.
Ky është takimi i parë i Ramës me të zgjedhurit e rinj si deputetët të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi 74 mandate në zgjedhjet parlamentare.