Pas fitores, Përparim Rama shkëmben puthje me gruan (FOTO LAJM)

Fituesi i zgjedhjeve në Prishtinë, Përparim Rama ka dalë për të festuar në shesh me qytetarët.

Por, pranë tij ishte edhe gruaja e tij, me të cilën shkëmbeu edhe ‘puthjen e fitores’.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama 40.658 të votave, që nëse përkthehet në përqindje, i bie 51.07. Ndërkaq, Arben Vitia mori 38.958 vota, apo 48,93%.

Kush është Përparim Rama?

Rama para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.

Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976.

Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë.

Ai ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele.

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me veprën e quajtur “Punuesi i filigranit”.

Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës.

Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë./albeu.com

 


Shtuar 15.11.2021 07:25