Pas djegies, nis transportimi i mbetjeve të Fierit drejt incerenatorit në Verri (VIDEO)

Nis transportimi i mbetjeve urbane nga fusha e mbetjeve ne Fier drejt inceneratorit në Verri. Kamionet po ngarkohen me mbetje një proces që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Tashme mbetjet urbane nuk do të grumbullohen në fushën e mbetjeve e cila ka funksionuar për më shumë se 70 vite.

E gjithe fusha e mbetjeve është e mbuluar nga dheu pas me shume se 5 dite që përfshinë këtë fushë nga zjarret.

Ndërkohë sipas kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi inceneratori pritet të nisë punën në fund të muajit gusht.

I gjithë landfilli prej më  shumë se 7 ha në vjeshte do të kthehet në një vend ku do të mbillen pemë./albeu.com


Shtuar 2.08.2021 19:07