Solskjaer po përgatit revolucion te Man United, në shitje 10 lojtarë

Manchester United është duke u përgatitur të shesin 10 lojtarë të ekipit të parë gjatë verës.

Sipas ESPN, Man United duhet të shesë disa lojtarë që të blejë të tjerë dhe tani 10 prej ekipit të parë janë në merkato.

United thuhet se synon të fitojë rreth 100 milionë euro, ndaj kërkojnë shitjen e Jesse Lingard, Anthony Martial, Phil Jones dhe Diogo Dalot.

Andreas Pereira, Daniel James, Alex Tellex, Alex Tuanzebe dhe Brandon Williams gjithashtu pritet të largohen, por ende nuk dihet nëse këta do shiten apo huazohet.

Ndërkohë, media spanjolle raporton se Man United është duke konsideruar edhe shitjen e Paul Pogbas, që ka edhe një vit kontratë në “Old Trafford”.

Me shitjen e disa prej këtyre lojtarëve, gjiganti anglez do provojë edhe disa përforcime pas Jadon Sanchos dhe Raphael Varanes.


Shtuar 2.08.2021 19:11