Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, letër në adresë të Aleksander Vuçiqit me rastin e ditës së Serbisë ka dërguar edhe Sekretari Amerikan, Anthony Blinken, shkruan Gazeta Express.
Sekretari amerikan ia ka përsëritur Vuçiqit kërkesën e Joe Biden për arritjen e një marrëveshje finale me Republikën e Kosovës e cila bazohet në njohje reciproke.
Blinken thotë se një gjë e tillë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën të përqendruara në njohjen reciproke, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar në letrën e tij Anthony Blinken.